Pas një pune të pandërprerë për shumë ditë me rradhë, sot u bë e mundur hapja e rruges së Dukagjinit që lidh njësitë administrative Pult, Shosh, Shalë me qytetin e Shkodres. Njihen vështirësitë e trashëguara, terreni i thyer, natyra e dimrit, sasia dhe kohëzgjatja e reshjeve të borës.
Nisur nga këto rrethana, Bashkia e Shkodrës, Emergjencat dhe Mbrojtja Civile, i kanë paraprirë me masa kësaj situate, duke e mbuluar me shërbime mirëmbajtje vjetore dhe emergjence nëpërmjet kontraktimit të subjekteve të specializuara me fondet e Bashkisë Shkodër.
Bashkia e Shkodrës falenderon administratorët e këtyre njësive administrative për angazhimin e pandërprerë si dhe subjektet që kanë operuar “Guest” dhe “Blinishta”.
Një falenderim i veçantë për z. Pëllumb Marku, i cili bëri të mundur zgjidhjen e një emergjence shëndetësore nga fshati Ndreaj në NJA Shosh në drejtim të qytetit të Shkodrës. /Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Bashkisë Shkodër/
https://www.facebook.com/370972339675306/posts/1809690232470169/