Zbulohet formulari për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, të thirrur nga Lulzim Basha. Në formular që duhet plotësuar nga anëtari i Partisë Demokratike thuhet ai që e firmos bie dakord me Thirrjen e Kuvendit dhe me rendit e ditës që përmban 18 dhjetori.
“Pasi mora dijeni zyrtarisht për vendimin nr.13.9 Prot. datë 15.11.2021 të Kryesisë së Partisë që nisur nga situata e krijuar nga Partinë Demokratike pas shpalljes nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person ‘Non Grata’ të z.Sali Berisha dhe dëmtimin të interesave politike të Partisë Demokratike në lidhje me marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rast të mos marrjes së masave që kërkoheshin nga kjo situatë, Kryesia e Partisë ka vendosur:
Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ditën e shtunë, me datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, unë, anëtari i Kuvendit Kombëtar, Emër, Mbiemër, Dega, Funksioni, Nr.Celulari, Nr.ID, Deklaroj sa më poshtë
1. Jam njohur me rendin e ditës dhe materialet e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00.
2. Konfirmoj pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00″, shkruhet në formular” – thuhet në formularin zyrtarë të PD-së.
Nga ana tjetër është ish-kryeministri Sali Berisha i cili me 4200 firma pretendon që të mbledh Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor.