Një grua shqiptare nga Lezha është bërë pjesë e politikes Italiane. Ajo është Valentina Ndocaj, bashkëshortja e ish-deputetit Eduart Ndocaj, e cila pas një karriere prej shumë vitesh në shtetin Italian është angazhuar dhe në politiken apeninase.
Noi Moderati partia e qendrës së djathte në parlamentin Italian e senatorit Maurizio Lupi është forca politike në të cilën aderon zonja Ndocaj, ku është kandidate dhe për këshilltare në provincën e Lombardisë në zgjedhjet e datës 12 dhe 13 shkurt.
Jetesa në Itali prej shumë vitesh e nxiti që të bëhet pjesë e politikës së këtij shteti, ndërsa mbështetja dhe mbrojtja e interesave të komunitetit shqiptar do të jenë në fokus të punës së saj, thotë Valentina Ndocaj.
Në të njëjtën linjë është edhe bashkëshorti i saj ish-deputeti Eduart Ndocaj, sipas të cilit janë mbi 600 mijë shqiptar në shtetin Italian të cilët e kanë të nevojshme që të përfaqësohen edhe në politiken e këtij shteti.
Në një një takim mes shqiptarëve të Lombardisë të organizuar nga familja Ndocaj, ishin të pranishem senatorët Maurizio Lupi, Renato Farina dhe senatorja Maria Teresa Baldini. Ata lëshuan thirrje të vazhdueshme në mbështetje të kandidaturës së znj. Ndocaj, duke e cilësuar një zonjë të fortë që mbron parimet dhe vlerat universale të të drejtave të njeriut, si dhe një ambasadore e aftë të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe miqësie mes dy popujve.