E hënë dhe mjeku Luan Dragusha kthehet në detyrë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Duhej të ishte një fillim jave i zakonshëm, për siç thotë kolegia Merisa Gjoni në një kronikë për RTSH, ai i drejtohet Laboratorit të Hemodinamikës i heshtur dhe larg mediave. Vetëm pak orë më parë ai la qelitë e paraburgimit, ku u plas (në kuptimin e plotë të fjalës) në një simë të paprecedentë të Prokurorisë së Shkodrës. Mjeku Dragusha falenderon drejtësinë për vendimin e marrë ndaj tij, duke e lënë të lirë pas rreth 48 orëve paraburgim pa asnjë shtrëngim apo kufizim lirie.
E presin disa kolegë, por më shumë pacientët e tij në Laboratorin e Hemodinamikës. Nuk ka dyshim se trajtimi nga Prokuroria ka lënë gjurmë tek mjeku i talentuar. Jo vetm si mjek, por edhe si bashkëshort e prind. Megjithatë, deri tani është një ngjarje me “happy end” për Dragushën e kolegët e tij, të cilët lanë qelitë përkundrejt garancisë pasurore.
Ndërkohë, mësohet se mjeku ka patur telefonata “të rëndësishme”. Kështu pohojnë për ShkodraWeb njerët pranë tij. Nuk është e qartë nëse në nivel ministri apo më lart, por burimet thonë se është kërkuar që Dragusha të qetësohet fillimisht pas incidentit të rëndë por edhe për ta bindur që rë mos marrë vendimin drastik për braktisjen e sistemit shendetësor publik. Të shpresojmë që ta kenë bindur mjekun për të vijuar misionin e tij në Shkodër, duke i dhënë pse jo, edhe garancitë e nevojshme që budallallëqe të tilla të mos përsëriten më….