Deputetët e Partisë Demokratike, pasi hodhën sende të forta në Kuvend, kanë nxjerrë jashtë godinës karriget e tyre dhe i kanë bërë grumbull në shkallët e Parlamentit, duke i vënë më pas flakën.
Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, demokratët bënë grumbull karriget në shkallët e Parlamentit dhe i vunë zjarrin. Më pas, deputetët demokratë u kthyen në sallë duke protestuar dhe kryetarja e Kuvendit Spiropali, pas kerkesës së GP të PS- së, miratoi 10 minuta pushim.