Ministri i Brendshem Sander Lleshaj ka zhvilluar disa takime ne Qarkun e Shkodres diten e sotme. Vetem pak ore pas video- skandalit te policit ne Malesi te Madhe, Lleshaj ka vizituar fillimisht piken e kalimit kufitar te Hanit te Hotit. Ne kthim, ai ka organizuar nje takim ne sallen e Keshillit Bashkiak te Shkodres me drejtues te bashkive te Veriut dhe te institucioneve rajonale.
Ne hapje te takimit Lleshaj ka folur per vlerat e Qarkut te Shkodres, duke nenvizuar se me cdo cmim kjo zone duhet cliruar nga kriminaliteti. Ministri ka thene se Shkodra duhet te njihet si e kultures, artit, sportit dhe jo per kriminalitetin. Ne vijim Lleshaj eshte ndalur ne tre ceshtje kryesore: saktesimi i adresave, listat e zgjedhesve dhe mbeshtetje e turizmit. Po ashtu, ai nuk ka harruar te kujtoje ceshtjen e leternjoftimeve elektronike, afati i te cilave eshte shtyre deri ne fund te vitit. Ministri ka kerkuar qe qytetaret te mos lene cdo gje per muajin dhjetor, sepse do te krijoheshin probleme.
Me pas, kryebashkiakja Ademi ka adresuar disa nga problemet e evidentuara dhe qe lidhen me listen e zgjedhesve, saktesimin e adresave etj. Saktesimi i listave te zgjedhjeve eshte jetik, ka thene Ademi, meqenese jemi vetem pak muaj para zgjedhjeve. Duhet te garantojme te drejten e votimit per cdokend por edhe te drejten e votes se lire, te fshehte e te ndershme. Me pas Ademi ka folur per nivele te larta korrupsioni ne Shkoder, duke thene se kjo verehet cdo dite ne kontakte me njerezit. Sidomos aty ku ka vendimmarrje te rendesishme per njerezit, niveli i korrupsionit eshte i larte. Per turizmin dhe mbeshtetjen e tij, duhet nje takim i posacem ka perfunduar Ademi fjalen e saj ne takimin me ministrin Lleshaj./ShkodraWeb/