10 vjet më parë, në zemër të Shkodrës, do të ekzekutohej në emër të gjakmarrjes një pastor i Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare. Dritan Prroj iku nga kjo botë duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët por i mbushur me besimin tek Zoti.
Vëllazëria Ungjillore Shqiptare e ka kujtuar në këtë përvjetor me një aktivitet domethënës, ku merrte pjesë edhe presidenti i Republikës Ilir Meta. Gjatë ceremonisë, pastor Dritan Prroj u shpall zyrtarisht si “Hero i besimit”.
Certifikata përkatës, i është dorëzuar fëmijëve të Dritanit, në prani edhe të Elonës, bashkëshortes së tij, e cila vazhdon rrugën e pastorit në Vëllazërinë Ungjillore Shqiptare. /ShkodraWeb Media/