Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka nderuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Filip Pjetër Çeka (Summa), pas vdekjes. Në emër të kreut të shtetit, dekorata e lartë iu dorëzua familjarëve në banesën karakteristike ku jetojnë nga këshilltarët e Presidentit, Flamur Gashi, Genc Muçaj dhe Spiro Koçi.
Një nga figurat patriotike më të spikatura të kohës së jetoi, Filip Pjetër Çeka (Summa) është nderuar me dekoratën e lartë për veprimtarinë e tij atdhetare si antar i Lidhjes së Prizrenit, i shquar për rolin e tij luftarak në mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë si dhe, një nga nënshkruesit e telegramit dërguar Kongresit të Berëinit për moscopëtimin e trojeve shqiptare.
Në një publikim në rrjetet sociale, pasardhësi i patriotit, Engjell Çeka, shkruan: “Sot me 11 Shkurt 2022 u dekorua Filip Çeka (Summa) me titullin “Kalores i urdhnit te Flamurit” per veprimtarine e tij atdhetare si antar i Lidhjes se Prizrenit,i shquar per rolin e tij luftarak ne mbrojtjen te Plaves dhe Gucise,si dhe nji nga nenshkruesit te telegramit derguar Kongresit Berlinit per mos coptimin e trojeve shqiptare.
Falenderoj me kete rast presidentin e Republikes Z.ILIR META per akordimin e ketij titulli te larte.. Ky vleresim nderon familjen Çeka (Summa), qytetin e Shkodres dhe me tej”.