Tifogrupi që mbështet Vllazninë, “Vllaznit Ultras”, çdo dite e me shume qe kalon, po tregojne se jane te veçante dhe fantastike. Perpos mbeshtetjes qe i japin skuadres ne çdo ndeshje në shkallët e stadiumeve, ato jane te shkelqyer “edhe jashte fushe”.
Se fundi, ata kane marre nje inisiative shume domethenese. Perveçse kane uruar te gjithe besimtaret katolike per Pashkët, ata kanë vendosur që në këtë festë të shenjtë të ndihmojnë katër familje në nevojë.
Ndihmat dhe pse janë simbolike, mbeten një shembull për të tjerët. Më poshtë mund të lexoni njoftimin e tyre në rrjetet sociale.
“Shok dhe miq ju urojme nga zemra gezuar Pashket.
Vllaznit Ultras menduan qe per 4 familje ne nevoje kto Pashke te ishin pak ma ndryshe,duke ju dhuru nje shporte simbolike me ushqime dhe shum dashuri te madhe per njerzit dhe qytetin tone.
Zoti ju bekofte”, shkruajnë “Vllaznit Ultras” në rrjetet sociale. E veçantë është se djemtë nuk kanë dashur të identifikojnë asnjë nga ata vetë duke mbuluar fytyrat, duke publikuar vetëm logon e Vllaznit Ultras.