Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë një nga çiftet më të komentuara në mediat rozë. Së fundi çifti po e shijon në maksimum dashurinë e tyre ku nuk mungojnë dhe fotot nga momentet romantike gjatë pushimeve.
Moderatorja ka ndarë me ndjekësit disa foto ku shihet shumë e lumtur krah Markut dhe komentet kanë qenë të shumta. Sigurisht nuk mungojnë dhe komentet ironizuese dhe thumbuese të ndjekësve.
Njëri prej tyre i shkruan: “Për sa vjet e ke kontratën me këtë”. Por Rudina nuk ia ka përtuar ndjekësit duke iu kthyer me të njëtën ironi: “Sa ta kemi rrisk plak! Nuk e parashikoj dot. He per he,po e shijoj.”.