Në mjediset e Pallatit të Kongreseve u zhvillua kete te merkure ceremonia e homazheve në nderim të oficerit të policisë së Lezhës, nenkomisar Saimir Hoxha, i cili ra ditën e djeshme në krye të detyrës gjatë një aksioni anti-kanabis.
Makina e funarelit me trupin e pajetë të oficerit të policisë mbërriti pak para ores 12:00 në ambientet e jahtme të Palllatit të Kongreseve, ku kolegët e tij kanë bërë transportimin e arkivolit në vendin ku u zhvilluan homazhet.
Në ceremoni ishin të pranishëm kupola më e lartë drejtuese e Policisë së Shtetit, por edhe efektivë nga reparte të ndryshme të uniformave blu.
Dje, Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ka nisur ditën e djeshme procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha, “Dëshmor i Atdheut” duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë në bazë të ligjit të posaçëm. Ditën e sotme, qeveria miratoi këtë propozim duke i akorduar statusin të ndjerit.