Në prag të ndezjes së dritave të qytetit, Kryetari i Bashkisë Shkodër ka inspektuar punimet e fundit që bëhen në sheshin para bashkisë por edhe ne zona te tjera.
Ka qënë përgjegjësi i ndriçmit rrugor në Bashkinë Shkodër, Altin Salihi, i cili ka sqaruar të gjithë procesin e dekoreve që po bëhet në rrugët e Shkodrës, nga sheshi para bashkisë, në hyrje të Shkodrës dhe në zona të tjera.
Deri me datën 6 Dhjetor, në varësi edhe të kohës, të gjitha rrugët e planifikuara nga bashkia Shkodër do të jenë të dekoruara për festat e fundvitit për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.