Është përkujtuar sot me një ceremoni “13 Dhjetori 1990”, dita kur busti i diktatorit komunist Enver Hoxha u hoq nga sheshi kryesor i Shkodrës. Tel memoriali përballë Bashkisë së Shkodrës, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule ish- pjesëmarrës në demonstratën e para 28 viteve, drejtues të shoqatës që mban emrin e kësaj ngjarje, drejtues të Bashkisë dhe të Qarkut Shkodër, të Partisë Demokratike etj.
Pas vendosjes së kurorave dhe homazheve në memorialin kushtuar “13 Dhjetorit”, kanë rrëfyer ngjarjen e para 28 viteve pjesëmarrës dhe dëshmitarë okularë. Për mediat, ka folur edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Në vazhdim, të pranishmit janë drejtuar nga memoriali i Dëshmorëve të “2 Prillit 1991”, ku janë vendosur kurora dhe janë bërë homazhe.