Përsëritet situata e pak diteve me pare ne gjimnazin “Janaq Kilica” te qytetit te Fierit. Plot 18 nxënës të gjimnazit kanë përfunduar në spital, me probleme të theksuara në frymëmarrje dhe me shenja intoksikimi. Shqetesimet jane shfaqur ne kohen qe ata kane qene ne klase ne oren e mesimit. Ata jane transportuar me urgjence ne spital, pasi jane njoftuar ambulancat qe kane bere edhe dergmin e nxenesve qe shfaqen probleme.
Nuk ka ende te dhena lidhur me shkakun qe eshte bere burim i ketij problemi, tashme i perseritur. Ne shkolle eshte krijuar panik dhe frike, nxenesit kane dale te alarmuar jashte, nderkohe qe edhe ne ambientet jashte gjimnazit eshte vene re prani shume e madhe qytetaresh.