Sheshi Skënderbej është elektrizuar mbrëmë përgjatë koncertit të këngëtarit me famë botërore, Enrique Iglesias. Këngëtari ka performuar për disa orë live para shqiptarëve, në një koncert për herë të parë në vendin tonë, ku ka sjellë hitet e tij.
E mes shumë performancave, këngëtari ka suprizuar dhe me një gjest, që ishte simboli i shqiponjës, me duar.