Është përshkallëzuar protesta e studentëve. Një pjesë e tyre, fillimisht janë ngujuar brenda Fakultetit Juridik të Tiranës, duke paralajmëruar se do të qëndrojnë aty deri të dielën. Pas tyre njoftohet se të njëjtin veprim e kanë bërë edhe studentë të Fakultetit Ekonomik. Më shumë informacion lidhur me këto veprime. ka dhënë një studente, e cila nuk ka dashur të idetifikohjet.
“Jemi mbi 100 veta këtu. Presim dhe të tjerë, pasi gjatë gjithë kohës vijnë studentë. Nuk kemi informacion të saktë se si do të vijojë përshkallëzimi deri të dielën. Ne e vendosim brenda ditës, është diçka e momentit. Mund të ketë edhe penalizime, edhe nga pedagogë, apo dhe nga policia. Nuk kemi frikë që do na digjet viti shkollor. S’u dogj as në 97, as në 91, në ditët më të vështira. Mësimi do të shtyhet, e dimë këtë. Ne duam të rimarrim ato leksione dhe të shtyhet sezoni i provimeve”, tha studentja në linjë telefonike për News24.