Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, së bashku me banorët e Dukagjinit dhe Arqipeshkvin e Dioqezës Shkodër – Pult, imzot Angelo Massafra mori pjesë në meshën e shenjtë dhe në zbulimin e monumentit të martirëve të kishës katolike.
Një monument që flet shumë për të mos harruar, por edhe për të përçuar përpara mesazhin e rëndësishëm të këtyre martirëve!
Kryetari i Bashkisë Shkodër falenderoi përzemërsisht komunitetin e bashkatdhetarëve jashtë vendit, që kontribuan për ndërtimin e këtij memoriali, si dhe deklaroi se të gjithë bashkë do të bëjmë të tjera punë të mira për këtë zonë me kaq tradita të bashkisë Shkodër.