Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në kuadër të kontrolleve në liqen, me qëllim parandalimin e rasteve të peshkimit me pajisje me elektricitet, kanë konstatuar në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, një mjet lundrues në të cilin ndodheshin dy shtetas që po ushtronin veprimtarinë e peshkimit me pajisje që furnizohen me energji elektrike, të cilat janë të ndaluara për shkak të rrezikut që kanë.
Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjeti lundrues dhe pajisjet që shërbenin për peshkimin paligjshëm.
Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për shtetasit D. Y., 52 vjeç, banues në fshatin Dobraç dhe A. M., 36 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, për veprën pënale “Peshkimi i ndaluar”.