Ditën e shtunë, 5 qershor 2021, në QKI “Malësia”, në Tuz, piktori i njohur shkodran Fatmir Juka, u prezantua për publikun e Tuzit-Malësisë, me ekspozitën “Xhubleta Entropia”. Ekspozita vjen e kompletuar me elemente bashkëkohore, dhe e frymëzuar nga etnografia shqiptare. Në hapjen e kësaj ekspozite, në QKI “Malësia” në Tuz, morën pjesë artdashës të cilët vlerësuan punimet e artistit, kurse hapjen e bëri sekretarja e Sekretariatit të vetëqeverisjes lokale të komunës së Tuzit, Marina Ujkaj.
Për ekspozitën foli kritiku Jozo Koçoviq, i cili theksoi se ekspozita e pikturave të piktorit Fatmir Juka paraqet një produkt autentik artistik i llojit të vet.
“E them këtë për arsye se paraqet një hulumtim detaj të xhubletës dhe trajtimin e saj ne kontekstin artistik, si një analizë e detajuar e elementeve përbërëse të saj. Siç janë qepjet, linjat, imazhet, të cilat paraqesin elemente të identitetit kombetar, sidomos atij malësor, në rrjedhen e shekujve.
Në pikturat e tija verehen detaje si gjyshja, të korrunat, barra e druve, hajmalija, peshku, valet e ujit, gaforrja etj., të cilat, analizuar në kontekstin, arkeologjik, historik, etnologjik dhe atë kulturorë, pasqyrojnë gjurmë dhe argumente të qenjes së vet shoqërore, gjatë shekujve.Të reprodukuara permbi telajo, me një kujdes dhe ndjeshmeri artistike si produkt i impresionimit të thellë të autorit me objektin që trajton”, theksoi Kocoviq.
Ndërsa autori i ekspozitës, piktori Juka, në vazhdim foli për rëndësinë e kësaj ekspozitë, e cila do të jetë e hapur për publikun deri më 13 qershor. Lidhur me ekspozitën në fjalë, z Juka shprehet:
“Instalacioni i xhubletes e ndriçuar që qëndron në hyrje të qëndres për kulturë është disi imazhi i një figure në levizje, në hapë. Me këtë gjasë udhetimi, mori rrugën kjo ekspozitë për në Komunën e Tuzit në QKI “Malesia”. Nëfakt rrugëtimi i kësaj ekspozitë filloi nga bregu në qytetin e Ulqinit para pandemisë , por qëndali hapin si çdo gjë në botë e sot erdhi e ndali hapin këtu.
Nga një bisedë me kolegun tim Jozo Koçaj një vit më parë, prej së ciles ai me sugjeronte që duhej ta hapja këtu në Tuz sepse këru ajo vinte në shtëpi të vet…. I befasuar mund të them lirisht që me ë vertetë kjo ekapozitë u gjend në shtëpi të vet, por dhe unë u gjenda i perfshirë nga vëmendja , interesi dhe dashamirësia e sinqertë e pritesve dhe gjegjësisht organizatoreve që dua të permend me shumë respekt përkatesisht, Znj .Marina Ujkaj, Sekretare e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale në komunën e Tuzit, Albert Camaj, këshilltar për kulturë në komunën e Tuzit e gjithë stafi teknik i cili më ndihmoj me realizimin e suksesshem të këtij aktiviteti.
E patjeter që kjo është gjurmë pozitive e një bashkëpunimi që flet që në krye për një rrugë të shëndetshme bashkepunimesh të ndersjellta për të vazhduar me gjatë e me intensitet”, theksoi Juka. /Malesia.Org/