Situatë kaotike dhe tension i madh në Rrugën e Kombit paradite e sotme, pasi nisi me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë në Rrugën e Kombit protesta e paralajmëruar për tarifën e vendosur për makinat që do kalojnë në këtë rrugë.
Uniformat blu janë qëlluar me gurë nga qytetarët që kanë dalë në Tunelin e Kalimashit për të protestuar.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga LSA, sportelet e vendosura te tuneli kanë rënë në duart e protestuesve të cilët i kanë vënë zjarrin atyre.