Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Në dy nga plazhet publike në Velipojë, Bashkia Shkodër ka vënë në dispozicion të qytetarëve çadra falas.
Rrugëkalimet miqësore me mjedisin ua lehtësojnë mbërritjen në plazh, veçanërisht prindërve me fëmijë të vegjël e me karroca, të moshuarve e personave me aftësi ndryshe.
Kemi ende shumë punë për të përmirësuar kushtet e plazhit për qytetarët, por po punojmë çdo ditë për këtë qëllim.