Një shtetas 48 vjeçar nga Tirana është kapur nga policia e Shkodrës në Gurin e Zi. Sipas asaj që referon policia lokale, fillimisht është marrë informacion se ky shtetas lëvizte me një motor pa targa dhe ishte i àrmàtosur. Menjëherë janë marrë masat dhe është bërë e mundur që shtetasi me iniciale G.B., banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë, të kapet.
Në një çantë krahu që mbante me vete, i është gjetur një aùtómatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë. Po ashtu, i është vënë në sèkùestro edhe motori me të cilin qarkullonte. Gjithnjë sipas uniformave blu, ky shtetas mund të ishte përgatitur për të kryer ndonjë “porosi” pikërisht në Shkodër, kundrejt pagesës.
NJOFTIMI I POLICISË SË SHKODRËS
Finalizohet operacioni policor “Mision i pamundur”. Parandalohet një ngjare e mundshme krìmínale. Nga Tirana në drejtim të qarkut Shkodër, me ármë me vete dhe motomjet pa targa, vihet në pránga 48-vjeçari.
Policia i sekuestron një ármë zjarri autómatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishèkë, me të cilën dyshohet se do kryente një vrásjè.
Dýshohet se ky shtetas është përdorur nga grupe krìmínale për vrásjè me pagesë.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me një motomjet pa targa i cili kishte ármë me vete dhe dýshohej se mund të kryente një vrásje të porositur, kanë organizuar dhe finalizuar opéracionin policor të koduar “Mision i pamundur”.
Falë ndërhyrjes në kohë, në fshatin Guri i Zi, forcat e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit G. B, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për máshtrim dhe dhùnë në familje.
Në momentin e kapjes, këtij shtetasi, në një çantë krahu që mbante me vete i është gjetur një àrmë zjarri autómatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishèkë luftarak.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar ármà e zjarrit dhe motomjeti pa targa.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e arsyes së qarkullimit me ármë zjarri me silenciator dhe motomjet pa targa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën pénale “Àrmëmbajtja pa leje”.