Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Gjatë një jave:
Janë referuar materialet në prokurori për tre drejtues mjetesh për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
114 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar;
44 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
49 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
244 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim mjeti, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
5 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.