Shkruan në Facebook prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni: Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2021-2022, organizova një takim konsultativ lidhur me masat e marra për mbarëvajtjen e procesit arsimor. Me praninë e përfaqësuesve të institucioneve qëndrore në nivel vendor dhe organeve të qeverisjes vendore përgjegjëse, bashkërenduam punën mbi planin e masave të marra për garantimin e sigurisë dhe shërbimeve ndaj nxënësve në të gjithë institucionet arsimore publike dhe jo publike QarkuShkoder.
Kërkova angazhim maksimal në ofrimin e një shërbimi arsimor cilësor për nxёnёsit dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm të njësive të vetëqeverisjes vendore, institucioneve arsimore, policisë vendore dhe institucioneve të tjera, për zbatimin e detyrimeve ligjore, në kryerjen e detyrave të përbashkëta në ndihmë të ecurisë së procesit.
Siguria, kushtet higjeniko-sanitare, furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm në të gjithë institucionet arsimore, zbatimi i protokolleve anti-covid, sistemi i ngrohjes, aksesueshmëria duhet të jenë prioritare për të krijuar kushtet e nevojshme për ndjekjen e shkollës në kushte optimale për secilin nxënës.