Prefekti i ri i Shkodres eshte tashme koloneli ne rezerve Çesk Millja, lindur ne Shkoder, i datelindjes 13 shkurt 1957. Ai i perket brezit te edukimit te rrepte ushtarak, duke mbajtur per 40 vite uniformen ushtarake dhe 32 vite karriere si oficer ne sherbim te Forcave te Armatosura. Kolonel Çesk Millja ka ushtruar një sërë detyrash të rëndësishme, duke filluar nga komandant toge ndërlidhje në vitin 1981, e më pas në detyra të tjera ku ndër më të spikaturat janë Pedagog Ndërlidhje në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, Shef i Degës së Telegrafisë në Ministrinë e Mbrojtjes, Shef i i Zyrës së Monitorimit të Projekteve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe së fundmi e për një periudhë të gjatë Drejtor i Drejtorisë së Ndërlidhjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA. Ai është autor i një sërë leksionesh, metodikash e punimesh akademike, që kanë ndihmuar në përgatitjen e brezit të ri të oficerëve të ndërlidhjes e më gjerë. Gjatë shërbimit në Forcat e Armatosura, Kolonel Çesk Millja ka spikatur me nivelin e tij të lartë profesional në të gjitha detyrat e ngarkuara. Ai ka nxitur dhe ndjekur me profesionalizëm procesin e modernizimit të sistemit C4 dhe procedurave të tjera sipas standardeve të NATO-s. Kolonel Millja eshte shkeputur nga sherbimi aktiv ne FA ne vitin 2012 dhe me kete rast eshte dekoruar nga ish- shefi i Shtabit te Pergjithshem Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi me medaljen “Për shërbime në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm”. Prefekti i ri i Qarkut Shkoder eshte prind i dy femijeve, nje vajze qe ka kryer studimet per juriste dhe nje djali qe ka ndjekur gjurmet e te atit si oficer ne Forcen Ajrore.