Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në zonën e Maliqit, ku ka konsumuar një kafe në ambient të hapur me kushëririn e tij Fazlli Zholi. Siç shihet edhe nga fotot, Presidenti ka qenë pa truproja në lokalin e hapur, duke “thyer” edhe protokollin e sigurisë për një kryetar shteti.
Pak ditë më parë, kreu i shtetit tha se kushëririt të tij në Maliq, i ka shkuar policia natën në banesë për kontroll, dy ditë pasi ishin takuar së bashku.
Meta tha se ky raste dhe raste të tjera janë arsye pse ai do të dalë më shumë në rrugë e bulevard me qytetarët.
Gjatë muajit shkurti, Rama akuzoi Presidentin se shkonte fshehurazi në Vlorë pa protokoll shtetëror.
PËR KOHËN E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!