Hidhet një tjetër hap i rëndësishëm për rikonstruksionin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër.
Ministrja për Mbështetjen e Sipërmarrjes Edona Bilali, edhe deputete e Shkodrës, shkruan në Facebook:
Dje në mbledhjen e KKT u prezantua projekti i restaurimit të Xhamisë së Plumbit në Shkodër, unike për vlerat e saj.
Veç restaurimit qëllim është dhënia e zgjidhjes ndaj përmbytjes së xhamisë.
Kjo është hera e parë që në Shqipëri bëhet një ndërhyrje e këtij niveli vështirësie dhe specifike.
Falë bashkëpunimit me një kompani turke me eksperiencë 76 vjeçare në restaurim do të kujdeset për mbarëvajtjen e projektit.
Vlera e investimit është rreth 4 ml euro dhe punimet parashikohet të zgjasin 9 muaj.