Biologu detar dhe pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, shkodrani Sajmir Beqiraj i është bashkuar një ekspedite shkencore oqeanike në zonën e Mikronezisë, në brezin tropikal të Oqeanit Paqësor.
Në këtë ekspeditë, profesori shqiptar ka vendosur flamurin shqiptar në kapsulën nënujore oqeanike “Limiting Factor”.
Kjo kapsulë detare u zhyt sot në pikën më të thellë botërore të oqeanit, Challenger Deep (në gropën Mariana), 11000 m.
Profesori shqiptar dhe Dr. Paige Maroni nga Universiteti i Australisë Perëndimore janë bashkë në bord në ekspeditën e cila ka për qëllim studimin e thellësive maksimale botërore të oqeanit, duke u fokusuar kryesisht në studime gjeologjike, gjeofizike dhe biologjike.