Shkruan në Facebook Benet Beci, deputet i PS- së për Qarkun Shkodër: Të dashur miq, në verën e vitit të kaluar ishim në diskutime rreth lotit 2 të bypassit dhe “murit” të krijuar mes qytetit e lumit Buna dhe liqenit në shëtitoren pranë molos.
Arritëm të bindim dhe të vëmë në lëvizje autoritetet shtetërore për ta rishikuar projektin e rruges dhe gjithashtu për të parë mundësinë e kthimit të ndërhyrjes publike aty në një mundësi zhvillimore për qytetin. Aktualisht projekti po detajohet nga studio arkietkture hollandeze dhe shqiptare dhe këto ditë është zhvilluar edhe një diskutim i idesë së ndërhyrjes mes Fondit te Zhvilimit si financues, bashkisë Shkodër dhe studios projektuese Casanova and Hernandez, miq të mirë të Shkodrës dhe të mitë.
Kam kënaqësinë të ndaj me ju disa “impresione artistike” si do të duket ballina ujore e hyrjes së Shkodrës duke krijuar një hapësirë të madhe e të denjë rekreative për qytetin.
Parku prej 17 ha (apo rreth 170,000 m2) do të ketë hapësirë për mjedise sportive, pistë për bicikleta dhe këmbësore, pika panoramike për soditjen e liqenit, një pjesë parku (mes dy bypass-eve) me materialet më të përshtatshme mjedisore që të bashkëjetojë me pëmrbytjet dimërore, shumë gjelbërim, vend për evente, koncerte e panaire, një mol të ri që do të plotësojë rrjetin e moleve me ato të Shirokes e Zogajt si dhe një muze si tribut për lundrimin në liqen e lumin Buna. Projekti do të detajohet dhe përfundohet në muajt në vijim.