“Krist Lleshi dhe Matia Llupa janë dy aktorët nga Shqipëria pjesë e projektit të madh teatror “Rrëfime për dashurinë” në regji të regjisorit të njohur eurpian sllovenit Jernej Lorenci në bashkëpunim me dramaturgun Matic Starina. Një bashkëpunim i Teatrit Mbretërorë “Zetski dom” të Malit të Zi dhe Teatrit Kombëtar të Dramës Lubjanë- Slloveni. Shfaqja është projekt i financuar nga fondet e BE-së, kasti i aktorëve përbehët nga vendet si Shqipëria, Mali i Zi Sllovenia dhe Italia.”
Aktorët në skenë zënë vendet e tyre, një shfaqje në katër gjuhë mund të filloj. Ata bërtasin, këndojnë dhe kërcejnë, por më së shumti flasin për dashurinë. Me një zë të thellë, të errët, aktorja e re shqiptare Krist Lleshi, dhe prezencë të jashtëzakonshme skenike nis të rrëfej. Flet shqip dhe shumë nga ne nuk e kuptojmë gjuhen e saj amtare, por nga qëndrimi i saj imponues, thekseve semantike në të folur, mimikës dhe përqëndrimit, kuptojnë mesazhin që vjen nga një nivel tjetër, i ndjeshëm dhe shumë njerëzor. Aktorët dhe aktoret kuptojnë mendimet dhe fjalët, në fund do nisin në të njëjtën kohë të përkthejnë rrëfimet e tyre në italisht, në gjuhen malazeze dhe sllovene. Spekatori ngadalë zberthen kuptimet dhe mëson fjalët e këtyre gjuhëve shumë të ndryshme: dashuri, amore, ljubav, ljubezen… Në hapësirë shfaqet perdja e errët e pritshmërisë për këtë shfaqje sepse do ketë aktor nga katër shtete të ndryshme– Shqipëria, Italia, Mali i Zi dhe Sllovenia- të cilët janë pjesë e këtij projekti autorial. Shumica e tyre nuk janë takuar asnjëherë, ndërsa shfaqja është produkcion i teatrit malazez dhe slloven. Dy muaj kanë qëndruar së bashku me regjisorin në prova, ditë pas dite, duke sjellë rrëfimet e tyre, kënduan këngë dashurie, vallëzuan duke parë brenda traditat e popullit të vet.
“Duke qenë se jemi nga katër shtete, luajm me gjuhët, në të njëjtën mënyrë si dashuria luan me gjuhën e vet. Ndërsa çdo herë tenton të gjej gjuhën e saj”, sqaron piken e nisjes së projektit Jernej Lorenci, regjisor me një karakter dhe prezencë të veçantë, i cili në këtë shfaqje, njëjtë si tek “Kronika e madhe” dhe “Mbreti Ibi” arriti të krijoi hapësirë për emocione të sinqerta, kreativitet dhe arrogancë, dhe me një lehtësi ai hapet ndaj humorit, mendimeve të kthjellta, gjesteve spontane ku shfaqet aftësia verbale dhe teknike e aktorëve dhe aktoreve.
Është shumë me rëndësi se qëllimi i projektit të përbashkët, ku secili ka dhënë nga vetja, pjesëmarrësit janë mbushur plotë me energji, të përgjegjëshem për secilin moment dhe për qellimin, prandaj janë shumë të sinqertë në lojë, të ndjeshëm e të zhdërvjellët, por jo pa një mendim serioz.
Bisedat e dashurisë ngjeshen me mitologjinë dhe zakonet e katër popujve. Rrëfimet zhvillohen në qëndër të një emocioni modern dhe kodeve, rregullave dhe sjelljeve të lashta. Tregojnë për zakonet e martesës në Shqipëri, Mal të Zi, Slloveni dhe Itali.
Ndërthurja e të gjithëve është e lidhur me këngën italiane të dasmës, mbi menynë shtatë ditore të dasmes. E luan aktori Italian Daniele Gaggianesi, i vë theksin tek krijimi marrdhënies në të dëgjuarit të të gjithëve me kujdes.
Ata flasin mbi historinë e jashtëzakonshme të tre vëllezërve nga bjeshkët shqiptare: bashkëshortja e më të riut, e cila nga dashuri e madhe ndaj burrit, do të muroset e gjallë në murë për të ndërtuar kështjellën, sipas një profecie të çuditëshme të një prifti; flasin për tre motra nga “fjordi” malazez, Gjiu i Kotorrit, të cilat prisnin që kapiteni Italian të kthehet dhe ti ofroj dashurinë njërës nga ato, por që pritja deri në vdekjen e tij ishte e kotë. Flasin për “Komedinë Hyjnore” të Dantes, për dashnoret e pa fat, se si zotimet mbështillen në rrethin e parë të ferrit, flasin për Çrtomirin dhe Bogomilin. Në pjesën e dytë janë të përqëndruar në vardisjen dhe “pushtimin” sipas botës së kafshëve.
Me imagjinatë dhe humor, tregojnë se si luanesha shtynë drejtë mardhënies luanin dembel në për disa sekonda ose si derri kafshon gjatë orgazmit tridhjetëminutësh, vallëzimi i albatrosit me të cilin mashkulli i vardiset femres duke përsëritë lëvizjet e ngadalta, dhe me vallëzimin luhatës të pastrimit që bënë struci.
E gjitha është vallëzim komik me energji të jashtëzakonshme, gjithashtu qilimat shqiptarë dhe tarantelat italiane vallëzuan me pasion. Një kërkesë e lartë fizike, dhë një punë e jashtëzakonshmë e egzekutuesve. Janez Škof i lehtë, elegant, i sinqertë, me prezencë të fuqishme skenike, na kujton të ndjerin Jernej Shugman.
I riu Matia Llupa është aktor shumë i këndëshëm me energji të brendëshme, di të bëhët personazh thelbësor, në këtë rast shumë i ndjeshëm, si Jovan Biskup, I cili asnjëherë nuk zhgënjen, i saktë në interpretim, njëkohësisht spontan dhe hokatar i lezetëshëm.
Zvezdana Novakoviç e shkëlqyeshme me zërin e saj e kumbues, kontributi i saj muzikor dhe aktoresk janë të domosdoshëm. Marusha Maier ka bërë mirë punen e saj, si dhe aktorja italiane Barbara Folchitto.
Një befasi e këndëshme ishin edhe aktorja e re malazeze Karmen Bardak dhe aktorja njëzetë e nëntë vjeçare shumë perspektive Jelena Laban . Një shfaqje e shkëlqyer, komike në njërën anë dhe tmerrësisht serioze në anën tjetër, ndërsa aktorët i janë përkushtuar me sinqeritet projektit të përbashkët.
Projekti drejtohet nga Drejtoresha Artistike e Teatrit Mbretëror “Zetski Dom” në Cetinje të Malit të Zi, Lidija Dedoviç dhe drejtori i Teatrit Kombëtar të Dramës në Lubjanë të Sllovenisë Igor Samobor. Pjesë e realizimit të shfaqjes janë edhe kostumografja Belinda Raduloviç, autori i muzikës Branko Rozhman, koregrafi Gregor Lushtek, asistenti i regjisë dhe producenti Jush Zidar, skenografi Branko Hojnik.
Shfaqja përveç se do jepet në bazë të repertorit në Cetine dhe në Lubjanë, e cila shfaqet edhe në Romë dhe në disa festivale të rëndësishme ndërkombëtare në Europë. /Nga Vesna Teržan/