Përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale patën një takim në qytetin e Lezhës, për promovimin e të drejtave të pronësisë industriale pranë bizneseve lokale të këtij qyteti.
Takimi i parë zyrtar u zhvillua në ambjentet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë me z.Pashk Paloka, ku u diskutua mundësia e bashkëpunimit me këtë dhomë në terma afatgjatë, në mbështetje të biznesit, me qëllim promivimin e të drejtave të pronësisë industriale.
Takimi i dytë u zhvillua në një nga kantinat e verës së këtij qyteti, kantinën e zonës së Kallmetit, e njohur për prodhimin e verës dhe të rakisë së kësaj zone. Të interesuar për rregjistrimin e objekteve të PI, institucioni ynë do e orientojë këtë kompani në procedurat e aplikimit të regjistrimit të markës tregtare.
Një vizitë tjetër u zhillua në subjektin Mali Shoes, e njohur për prodhimin e këpucëve dhe në përpjekje për të shtrirë aktivitetin e saj dhe në tregun ndërkombëtar. Një biznes i mirëinformuar për rëndësinë që mbart regjistrimi i këtyre të drejtave per tregun vendas.