Botimi i Bashkisë së Shkodrës “Kryengritja e Postribës- Konferencë Shkencore Kombëtare” është promovuar sot ne mjediset e Bibliotekës Publike “Marin Barleti”.
Ky libër është i pari që i kushtohet tërësisht Kryengritjes Antikomuniste të Postribës, duke qenë kështu gurë themeli i rëndësishëm në nxjerrjen në dritën e plotë të vertetës së manipuluar nga komunizmi.
Oratorë të folën në takimin promovues vunë theksin në nevojën e botimeve të tilla, me dëshmi autentike të dëshmitarëve okularë dhe familjarëve të tyre, duke anashkaluar dokumentet arshivore të prodhuara nga sistemi diktatorial.
Nisma e Bashkisë së Shkodrës për botimin e kumtesave të Konferencës Shkencore Kombëtare të organizuar për Kryengritjen e Postribës një vit më parë, është mirëpritur nga auditori i përbërë nga përfaqësues të familjeve të ish- të persekutuarve politike të Shkodrës, M.Madhe dhe më gjërë.