Instituti i Promovimit të Vlerave të Gjuhës Shqipe me mbështetjen e Bashkisë Shkodër ka organizuar promovimin e librit “Antologji- Gegnishtja poetike” me autor Filip Guraziun.
E veçanta e këtij botimi është se krijimet janë përzgjedhur nga “Pro Gegnishtes” në Facebook. Promovimi ka qënë mjaft serioz ne një sallë që tërhoqi jo pak interes.
Promovimi është në vazhdën e përpjekjeve për kultivimin e gegnishtes, një mision që tashmë është marrë përsipër nga shumë figura, mes të cilave edhe Primo Shllaku.
Mesazhi i aktivitetit ishte i qartë: “Për ne gegët, gjuha e Nanës asht Gegnishtja”.