Malësia e Madhe “privatizon” xhubletën, veshjen tradicionale të zonjave shqiptare që në thellësitë e shekujve të kaluar. Në fakt, merita është e zonjës Rita Kalaj Shkurtaj, e cila i dha jetë Shoqatës Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”.
Kjo shoqatë, në vendin ndoshta më të njohur jo vetëm të Bajzës por edhe krejt Malësisë së Madhe, tek “Shpella e Frashnit”, ka organizuar një aktivitet për promovimin e kësaj vlere të padiskutueshme të kombit shqiptar, bashkë me “Xhubletën e Alpeve Shqiptare”.
Promovimi i kësaj shoqate dhe natyrisht i xhubletës, ka terhequr interesin edhe të miqve e të ftuarve nga Shkodra, Tirana, Lezha e treva e Dukagjinit. Shoqata Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare” ka një qëllim të lartë e fisnik, ka pretendimin e ligjshëm që këtë simbol të kulturës materiale e shpirtërore të kombit tonë ta promovojë e regjistrojë edhe në UNESKO si pasuri e gjithë njerëzimit.
Promovimi i kësaj shoqate është përshendetur edhe grupi folklorik “JEHONA E KELMENIT” me drejtuese Dila Vaçaj të cilët demostruan ato emocione “Logu”, të cilat prej dekadash i mungonin Grykës së Shpellës së Frashnit. Eventi ka patur edhe interesimin e mediave vendore, të cilat e kanë ndjekur hap pas hapi. /ShkodraWeb Media, foto nga Ramazan ÇEKA/