Masa të shtuara sigurie dhe gjendje gatishmerie nga policia për protesten e sotme te opozites se bashkuar. Gjatë protestës së sotme të thirrur nga opozita do të jenë të angazhuar për ruajtjen e qetësisë mbi 1000 efektivë policie. Nderkohe qe ka nisur rrethimi me skele ne pjesen e pedonales dhe eshte rrethuar po ashtu edhe Kuvendi.
Në ruajtje nga Policia e Shtetit do të merret edhe godina e Kryeministrisë, pasi gjatë protestës mund të ketë thirrje që të orientojë protestuesit drejt godinës së Këshillit të Ministrave.
Parlamenti i Shqipërisë sot do të jetë i blinduar dhe nën masa të rrepta sigurie. Nderkohe qe protesta e paralajmëruar nga opozita ka kaluar në gjendje gatishmërie Policinë e Shtetit.
Kujtojme se Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtuesit e Policisë së Tiranës, ndonëse i kanë refuzuar lejen për zhvillimin e protestës opozitës, kanë marrë të gjitha masat për të mos lejuar asnjë incident në tubimin e paralajmëruar sot para sallës se seancave plenare.