Partia Socialiste në Shkodër ka rinisur aktivizimin e strukturave pas zgjedhjeve të 14 maj 2024, të cilat i sollën fitoren në bastionin 22 vjeçar të Partisë Demokratike. Tashmë, “beteja” e radhës janë zgjedhjet parlamentare të vitit që vjen dhe synimet e PS- së janë të qarta.
“Me Kryetarët e PS të Njësive Administrative dhe Koordinatorët e ZAZ-ve zhvilluam një takim lidhur me zbatimin e porosive të lëna nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS, me qëllim fuqizimin organizativ dhe elektoral të strukturave të partisë në çdo nivel.”, shkruan në rrjetet sociale bashkëkryetarja e PS- së Shkodër Mirela Dodaj, e cila ka publikuar dhe foto.
Në krah të saj është bashkëkryetari Hilmi Lakti, i cili zëvendësoi pikërisht Dodën në drejtimin e filialit të Postës Shqiptare në Shkodër. Këto foto janë edhe një shenjë se nuk ka asnjë qejf mbetje të mundshme mes bashkëkryetarëve të PS- së në Shkodër pas kësaj rokade.