Rreth 40-50 efektive te FNSH jane detyruar te terhiqen nga mbrojtja e terminalit ne “Rrugen e Kombit”. Pasi jan perpjekur ta mbrojne, efektivet jane larguar duke i lene “dore te lire” qytetareve per te shkaterruar e djegur cfare i dilte perpara.
Nuk eshte e qarte nese ka patur urdher per terheqjen apo FNSH ka preferuar te mos qendroje per ti dhene shkas pershkallezimit te dhunes fizike. Nga ana tjeter mesohet se ministri Xhafaj ka derguar trupa nga Tirana drejt Kukesit.
Pas qetesimit te situates pritet te kete arrestime te protestuesve, ashtu sic paralajmeroi edhe kryeministri Rama. Megjithate protestuesit kane paralajmeruar se nuk do te terhiqen nga “pushtimi i rruges”.