Tragjike është ajo që ndodhi një ditë më parë në Lezhë, ku një oficer policie, i quajtur Saimir Hoxha, baba i dy fëmijëve, u vra në krye të detyrës nga një 21-vjeçar i quajtur Aldi Rama. Ky i fundit, qëlloi veten me armë pas disa orësh arratie dhe ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të mërkure në Spitalin e Traumës. Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar për “BalkanWeb”, momentin e vrasjes.
Në pamje, shfaqet oficeri Simir Hoxha, i cili del nga makina së bashku me 2 kolegë të tjerë. Ata i afrohen më pas mjetit tip “Volswagen”, në të cilën ndodhej Rama së bashku me 2 miq të tij. Pas disa çastesh, shihet se si efektivi qëllohet nga i riu, që më pas largohet me shpejtësi nga vendngjarja.
Po me armë, janë kundërpërgjigjur edhe kolegët e Hoxhës, por plumbat e prekën makinën në kabinë dhe në njërën gomë. Pikërisht, kjo ishte dhe arsyeja se 21-vjeçari Aldi Rama braktisi makinën pak kilometra larg vendit të ngjarjes. Sakaq, po ashtu, gazetarja Lala ka siguruar dhe disa foto, ku shfaqet 44-vjeçari Saimir Hoxha dhe kolegët duke asgjësuar një parcelë me kanabis. Duke iu referuar bluzës, që shfaqet dhe në momentin e vrasjes, dëshmohet se fotografia është e ditës së djeshme. Vlen për t’u theksuar ndër të tjera, se Saimir Hoxhës, iu akordua sot nga Presidenti Ilir Meta titulli “Dëshmori i Atdheut”.
“Saimir Hoxha është shpallur dëshmor i atdheut. Ky është udhëtimi i fundit i një nënoficeri që ka lënë dhimbje të jashtëzakonshme te familjarët. Ky është momenti kur automjeti Land Rover, ishte duke zbritur nga një parcelë kanabisi, ku ditën e djeshme kishte marrë informacion të detajuar për drogën. Personi që del me bluzën rozë është Hoxha. Ata i kërkojnë personave që ndodheshin aty të dalin për të kryer verifikime. Aldi Rama është personi që e ka qëlluar. Samir Hoxha bie papritmas në tokë. Ai qëllohet befasisht me 2 plumba, njëri e ka kapur në gjoks, pranë zemrën dhe tjetra në zonën e qafës. Është pikërisht Hoxha që i afrohet automjetit. Është ky rrëfimi i fundit tragjik. Po të shohësh që personi që përplaset nga automjeti, pasi ai përplas shefin e krimeve, Leonard Palushi dhe largohet.
Aldi Rama ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, ndërsa News 24, ka fakte e prova të kundërta të asaj që ka ndodhur në të vërtetë. e kemi siguruar dhe pamjet e parcelës që Saimir Hoxha ka asgjësuar me kolegët e tij. Unë kam siguruar fotot që ata shfaqen duke shkatërruar parcelën. Saimir Hoxha është një oficer i vrarë në krye të detyrës. Edhe dy efektivët e tjerë kanë rrezikuar jetën. Pas këtij momenti ai ka hipur në Land Rover dhe ka shkuar për në komisariat.
Këtë punë s’e bën një punonjës policie. A duhet të shkonin 3 oficerë dhe të rriskonin jetën e tyre, duke qenë se është një zonë e rrezikshme. Ky oficer policie ishte aty së bashku me kolegët. Madje, nuk janë marrë masat. Ajo që dua të theksoj lidhet me faktin që drejtoria e Policisë së Shtetit, se përse Saimir Hoxha shkuan në këtë parcelë. Po të shohësh hashashin, është gati në periudhën e korrjes. Saimir Hoxha nuk jeton më, është dëshmor i atdheut, por të gjitha strukturat duhet të hedhin dritë për këtë ngjarje. Dy kolegët kanë qëlluar me armë makinën në të cilën ndodhej 21-vjeçari, katër plumba kanë kapur kabinën dhe 1 gomën”, tha Lala. /BalkanWeb/