Pas vendimit përfundimtar të Kolegjit Zgjedhor, i cili i dha të drejtë PS- së për të patur vetëm numra identifikimi për kandidatët e subjekteve politike, KQZ nuk ka humbur kohë.
Janë publikuar fletët e votimit për 12 qarqet e vendit, ashtu siç është ndarë vendi për zgjedhjet parlamentare. Çdo qark ka një fletë votimi të personalizuar, ku për herë të parë pas 2005- ës, ekziston mundësia e votimit për partinë politike por edhe kandidatin përkatës të saj.
Më poshtë, keni mundësi të shihni fletën e votimit për qarkun e Shkodrës. Janë 13 mundësi për subjektin politik, prej të cilëve një është kandidat i pavarur. Po ashtu, për çdo subjekt politik, nëse do të ketë dëshirë zgjedhësi, mund të vendosë preferencën edhe për kandidatin për deputet.
Ajo që duhet të ketë kujdes, është të kujtojë fillimisht numrin/emrin e partisë që preferon e pas saj, edhe numrin e kandidatit për deputet që dëshiron të japë votë parapëlqyese. Ndërkohë, Partia Bindja Demokratike ka ndryshuar logon në fletën e votimit, siç mund ta konstatoni edhe më poshtë. /ShkodraWeb Media/