Qeveria shqiptare ka startuar sot ate qe e konsideron aksion kunder vjedhjes se ujit. Duket se Ujesjellesi Shkoder eshte te pakten nje hap perpara. Kjo ndermarrje ka disa muaj qe eshte ne aksion, nese mund ta konsiderojme keshtu procesin e perditshem dhe te penderprere nga Velipoja ne Theth. Ne fokus te punes se kesaj ndermarrje ka qene keputja e lidhjeve te paligjshme duke formalizuar klientet, vendosja e matesave dhe lidhja e kontratave te reja. Po ashtu, nuk jane lene ne harrese as investimet dhe riparimet ne rrjetin e amortizuar kryesisht ne fshatra, por edhe ne qytet. Ne te njejten kohe, kujdesi ka qene maksimal per garantimin e cilesise se ujit por edhe riparimin e defekteve kur qytetaret kane sinjalizuar ndermarjen prane Qendres se Kujdesit ndaj Klientit ne qender te qytetit. Aksioni ka vijuar edhe diten e sotme ne Shkoder, teksa ne Tirane kryeministri Rama njoftonte startin e aksionit mbarekombetar. Ne vemendje te Task- Forces se Ujesjelles Shkoder ka qene sot lagja Sarreq, kryesisht pallatet e reja. Gjate ketij aksioni te rradhes jane nderprere lidhjet e paligjshme, jane verifikuar pagesat e klienteve si dhe jane lidhur kontrata te reja per vendosje matesash dhe formalizim. Drejtues te Ujesjelles Shkoder theksojne se puna do te vijoje ritmikisht dhe jo ne varesi te aksioneve te shpallura apo qe do te shpallen ne te ardhmen. /ShkodraWeb/