Sot ishte ditë e veçantë për Malësinë, por Shkreli është më i privilegjuari në këtë prag fitoreje! Prezantimi i kandidatëve për deputet i Ramadan Lika dhe i Aldo Gega është shpërblimi i sakrificës së banorëve të Shkrelit në këto 8 vite të vështira post komuniste!
Kryetari Basha nuk i harroi sakrificat tona duke respektuar të gjithë ne dhe kryetarin e degës sonë me vlerësimin që i dha kandidaturave tona. Ky nderim duhet vlerësuar në maksimum me punë dhe me votë për PD-në!
Shkreli e Malësia nuk u vlerësua veç në trojet e origjinës së të parëve tanë, por dhe në Tiranë me zotin Rushaj dhe në Lezhë me zotin Gjekmarkaj, të dy bij të Shkrelit tonë të dashtun! Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë malësorëve nga anekënd botës të bashkohen pro PD-së, me zotin Lulzim Basha kryeministër!