Kalaja Rozafa është shndërruar në një skenë filmi, ku po xhirohet dokumentari “Gjej Za”. Ky film dokumentar përbën një thirrje personale për të reflektuar mbi përvojën e emigracionit dhe sfidat që ka përjetuar si pjesë e diasporës, regjisorja e tij Luigjina Shkupa e cila ka emigruar nga Shkodra qysh në moshën tre vjeçare dhe aktualisht po përfundon studimet në Universitetin e Filmit në Mynih, Gjermani.
Një bashkëproduksion i ERA Film, me producent, regjisorin Robert Budina, dokumentari “Gjej Za” fokusohet në eksplorimin e identitetit dhe trashegimisë kulturore.
Përmes një rrugëtimi nëpër historinë dhe kulturën e Shqipërisë, Luigjina synon të zbulojë rrënjët e identitetit të saj kulturor dhe thelbin shpirtëror të popullit shqiptar.
Nën një kontekst historik, me në sfond Kështjellën e Shkodrës, ajo dëshiron të kuptojë vetveten përmes kontekstit kulturor dhe të shpalosë dilemën se a është e mundur të shpëtojmë nga strukturat kulturore që na janë trashëguar.
Dokumentari “Gjej Za” zbulon thellësinë e identitetit të saj në kontekstin e një Shqipërie të shkuar dhe të sotme. /Publikuar në fyqen zyrtare në Facebook të DRTK Shkodër/