Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, në mbështetje të nenit 42, pika 5, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; nenit 39, pika 4 e Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Shkodrës”, miratuar me Vendimin e Senatit Akademik nr. 106, (e ndryshuar); si dhe bazuar në rezultatin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese të njësive kryesore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Vendimit të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve nr. 37 “Për shpalljen e fituesve për autoritetet drejtuese të njësive kryesore”, me cilësinë e Rektorit të Institucionit, emëruar me Dekret të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, nr.309, datë 26. 08. 2024, emëroi:
Prof. As. Rrok Smaljaj, Dekan të Fakultetit të Shkencave të Natyrës;
Prof. Dr. Artan Haxhi, Dekan të Fakultetit të Shkencave Shoqërore;
Prof. As. Eranda Halluni, Dekane të Fakultetit të Shkencave të Edukimit;
Prof. As. Elidiana Bashi, Dekane të Fakultetit Ekonomik;
Prof. As. Edlira Bushati, Dekane të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Në Fakultetin e Drejtësisë nuk ka patur dekan të zgjedhur. Në këto kushte, rektori Tonin Gjuraj duhet të emërojë/komandojë një dekan për këtë fakultet, duke plotësuar vakuumin në nivelin e qytë të drejtimit të këtij universiteti.