Gjatë natës ka patur rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë.
-Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80cm.
-Rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartesisë sëe ujit 60 cm si dhe janë përmbytur 30 ha tokë. Ujësjellësi nr. 1 në Obot nuk mund të vihet në punë për shkak të prezencës së ujit që e rrethon.
-Në fshatin Shirq, në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan, uji ka përmbytur 489 ha tokë.
-Bashkia Shkodër kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banorët e Obotit.