Reshjet e bores kane shtuar dhe zbardhur zona te shumta ne vend, duke sjelle edhe problemet e para me qarkullimin rrugor. Autoriteti Rrugor Shqiptar jep te dhenat e para lidhur me situaten dhe gjendjen ne akset kryesore ne vend, duke bere apel per drejtuesit te jene te kujdeshem. Bore rruget
“Kontraktorët janë në terren dhe në gadishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset”- njofton ARRSH.
Sipas saj, “drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale”.
Situata e akseve kryesore në vend
Rajoni Verior
?Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës ❄️ por pa sjellë probleme për qarkullimin. Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë ? dhe është në terren me mjete e punëtorë ?? nuk ka probleme në qarkullim.
Rajoni Qendror
?Ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë, nuk ka probleme me qarkullimin.
Rajoni Jugor
?Kanë filluar reshjet e dëbores me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtëme:
– Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë
– Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë
– Boboshticë-Dardhë
– Korçë-Voskopojë
– Zëmblak-Goricë.
Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë ✅
?Kontraktorët janë në terren dhe në gadishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset.
⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale.