Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë zonën juglindore të vendit, kanë shkaktuar edhe aksidentin e parë për këtë shkak. Një mjet tip furgon ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Veliternë, në aksin Korce-Pogradec.
Si pasojë e pranisë së dëborës në rrugë, ka dalë nga rruga mjeti tip furgon. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur persona të plagosur. Mjeti është dëmtuar ndërsa brenda tij ndodhej vetëm drejtuesi.