Reshjet me intensitet shumë të lartë të ditës së sotme, kanë krijuar një situatë të pazakontë në Shkodër.
Punonjës të Ujësjellës Kanalizime Shkodër, vazhdojnë të jenë panderprerje në terren, të gatshëm për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme.
Deri në këto momente, nuk ka probleme në lëvizshmërinë e qytetarëve apo mjeteve motorike në rrugët e qytetit të Shkodrës.