Pas një pune të palodhur dhe plot përkujdesje, nga ekipi i DRTK Shkodër, përfundon restaurimi i grykës së sterës së shek- XVII, (saranxha), në oborrin e tretë Kalaja Rozafa.
Objekti, i cili u dëmtua gjatë trazirave të vitit 1997, në tentativë për tu vjedhur, falë ndërhyrjes restauruese, sot ka një pamje tjetêr konservimi.
Nën mentorimin e restauratorit, Petrit Bilali, janë riparuar dëmet e identifikuara duke restauruar elementet e brendshme sipas teknikave tradicionale duke ruajtur vlerat dekorative dhe duke u siguruar që objekti të ketë një strukturë të qëndrueshme.
Restaurimi i objektit kaloj në disa etapa të tilla si; ç’montimi i pusit në 3 pjesë, heqja e materialeve të mëparshme me të cilin është çimentuar, heqja e myshqeve të vdekura dhe të gjalla, ri montimi dhe ngjitja specifike sipas tipologjisë së gurit, stukimi i fugaturës dhe stukimi me pluhur guri dhe gëlqere.
Stera e pestë, e cila ndodhet në oborrin e tretë, prodhim venecian, furnizonte me ujë deri vonë edhe banesën e vezirëve Bushatlli aty ngjit, e që sot nuk egziston më.