8 Marsi është festuar në Shqipëri rregullisht edhe gjatë 45 viteve të komunizmit. Përcaktimi i festës ishte në sinkron me ideologjinë e kohës dhe quhej si “Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Grave”. Përgjithësisht, festohej paralelisht me 7 Marsin e mësuesve dhe kishte takime të shumta “tematiko- defrimi” siç quheshin në atë kohë. Nuk mungonin fjalimet ku flitej për “emancipimin e gruas” dhe “arritjet në epokën e Partisë dhe socializmit”.
Në këto ditë, gruaja paraqitej si “e barabartë” me burrin në çdo aspekt: ushtarake duke mbrojtur atdheun nga “rreziku imperialist- revizionist”, duke punuar me kazmë e lopatë si burrat, montatore në “veprat e pesë vjeçarëve”, mjeke, agronome etj. Disa gra fatlume kishin mundësi të ishin të ftuara në festa të “udhëheqjes”, me diktatorin, kryeministrin, ministra, sekretarët e partisë apo edhe me presidenten e BGSH-së ose Bashkimit Demokratik të Grave. Më poshtë, disa foto që paraqesin gruan shqiptarë në komunizëm dhe imazhet që shpërndante sistemi i propagandës komuniste me 8 mars.