Për çdo gjë e drejtojmë gishtin e fajit nga shteti. Por unë them se jo për çdo gjë na është fajtor shteti, d.m.th strukturat e tij. Ja me çfarë u përballa, në rrugën Tiranë-Elbasan pak ditë më parë. Një kamioni malazez i kishte ndodhur një defekt.
Sa hap e mbyll sytë, por realisht sa hap e mbyll sytë, makinat nxituan të futen kundravajtje, a thua ai që kishte ndaluar përpara ia kishte futur gjumit. Në vetëm pak, por fare pak minuta, u bë një kaos i plotë. Makina nëpër ferra, llamarina e statokartë që kërrcisnin, bori që binin… Tre rrjeshta në njërin krah, e katër në krahun tjetër. S’kishte polic, apo kur thonë këta politikanët tanë, burrë nëne e bir k… ti jepte zgjidhje.
Shikoni në radhët në kufi si nxitojmë të futemi në krahun e kundërt, pa respektuar radhën. Një padurim shembullor. Model për të bllokuar rrugët, model i kundravajtjes. Një mungesë totale edukate, qytetarie, mungesë totale respekti për rregullin dhe disiplinën. Dhe pastaj bërtasim:
Po ku është policia? A ka shtet këtu apo jo?
Në fakt këtu duhet vetëm një lloj shteti. Një shtet me hu në dorë, që tia thyejë këmbët këtij soji”, përfundon Kikia teksa ndan këto foto. /Nga Mentor KIKIA, gazetar/